Tradhëtoi dhe preu në besë tifozët shqiptarë, Zeqiri i qeshur pasi “luajti pisët” për Zvicrën

Nëse kërkojmë një vend që të bëhet më i mirë, atëherë duhet të japim të gjithë kontributin tonë dhe më të mirën e vlerave në talentin që na është falur dhe aftësitë që janë mësuar, në të mirën e atdheut.

Pra një ushtar në mbrojtje të terriorit, një mësues në edukimin e një brezi dhe një futbollist në krijimin e një tjetër imazhi për vendin tonë.

Por të shumta janë historitë e tradhëtive, me lojtarët që zgjedhin një tjetër Kombëtare për të mbrojtur një stemë që nuk i rri përshtat. I tillë është edhe rasti i Andi Zeqirit, lojtarit shqiptar që u zyrtarizua te Brighton në Premier League.

Por sikur të mos mjaftonte tradhëtia, Zeqiri “luajti pisët” për fanellën e Zvicrës duke përdorur atdheun. Teksa nuk po tërhiqte vëmendjen e duhur te helvetët, babai i lojtarit dha një intervistë për mediat në Kosovë duke u shprehur se i biri i tij kishte nisur procedurat për të lënë Zvicrën dhe po i bashkohej Kosovës.

Kaq mjaftoi dhe drejtori i ekipit kombëtar të Zvicrës së bashku me stafin e ekipit A e kontaktuan Zeqirin për t’i treguar se e kanë në planet e tyre. Objektivi u arrit dhe jo vetëm që largimi nga helvetët nuk llogaritet më, por Zeqiri publikon edhe një foto i buzëqeshur nga grumbullimi me Zvicrën U-21 pasi bëri lëmsh Kosovën dhe ngriti shpresat e tifozëve shqiptar.

Por nuk duhet harruar ky rast pasi nëse Zvicra A nuk i hap derën, atëherë “shtirja e patriotizimit” do të vijojë edhe nga Zeqiri, megjithëse morali nuk e lejon. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online