Kalon edhe Halandin me Kulusevskin, Marash Kumbulla është lojtari me rritjen më të madhe në FIFA21

FIFA 21 do të lancohet sot në treg dhe janë vërtet të shumtë në numër përdorësuesit që do presin të luajnë me ekipet e tyre të zemrës dhe me lojtarët që do të jenë në mënyrë identike me paraqitjet që kanë bërë gjatë këtyre kohëve.

Por një futbollist i Shqipërisë ka nderin që të parakaloj Halandin dhe Kulusevskin, për t’u shpallur si lojtari që ka më shumë përmirësime te FIFA 21 krahasuar me sezonin e fundit. E kush tjetër? Marash Kumbulla!

Futbollisti që tanimë i përket Romës ka kaluar me fuqinë 75 dhe me një rritje potenciale që mund të shkojë deri në 85, ndërsa në edicionin e shkuar ishte 60. Kjo është rritja më e madhe që i bëhet një lojtari në këtë sezon, ndërsa për FIFA 21 shpallet Lionel Mesi si më i miri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online