Totre drejt Norvegjisë, Shkëndija nuk do vetëm Rrocën

Shkëndija e Tetovës po mendon për përforcimet e janarit, por pritet të ketë edhe ndonjë largim. Një prej më të kërkuarve është mesfushori Enour Totre, i cili po kërkohet nga norvegjezët e Rozenborgut. Mesfushori ka spikatur me kuqezinjtë dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të bëhet.

Tetovarët, duke parë problemet që po kalon Luftëtari, i janë rikthyer pistës Eduart Rroca. Mesfushori qendror u kërkua edhe në verë, por nuk pati një marrëveshje mes klubeve. Kështu numri “10” i bluzinjve mbeti në Gjirokastër.

Por nuk është vetëm Rroca objektiv për mesfushën. Rron Broja, mesfushori 22-vjeçar i Shkupit, është gjithashtu në listën e dëshirave të Shkëndijës. Lajmi raportohet nga “infosport.mk”. Broja ka qenë më parë pjesë e Feronikelit, ndërkohë që është aktivizuar edhe me Shqipërinë U21 dhe Kosovën U21.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *