Shorti është treguar i pamëshirshëm me klubin e Shkëndijes, teksa goglat i rezervuan një emër të madh si Totenhemi përballë në turin e tretë kualifikues. Sfida do të luhet mbrëmjen e nesërme, ku kuqezinjtë e Tetovës do të provojnë shanset e tyre për të besuar në një mrekulli në mënyrë që të arrijnë play off-in. Në një prononcim për “Neës 24”, ish-lojtari i Skënderbeut, Bruno Dita ka folur më tepër rreth këtij dueli.
Mesfushori i Shkëndijës thekson se kjo është një ndeshje vitrinë që nuk ka nevojë për motivim. Nga ana tjetër Dita është i vetëdijshëm se ndaj një skuadre si Totenhemi nuk mund të shpresosh shumë, megjithëse futbolli gjithnjë di të rezervojë surpriza dhe për këtë të fundit do të luajnë nesër në fushë.
“Është ndeshje e veçantë, çdo futbollist do që ti luaj këto ndeshje. Në e mësuam që përpara sfidës me Botoshanin që do të luanim me Tottenham por nuk e kishim mendjen aty, dëshironim të kalonim Botoshanin në fillim pastaj të shikonim për Tottemham por këto janë ndeshje vitrinë, Tottenhami ka lojtarë yje në skuadër edhe trajneri po ashtu. Këto ndeshje rallë të vinë në karrierë që ti luash. Fati i keq që Tottenham na ra në këtë raund, mbase mund të na binte në play-off por ne nuk jemi dorëzuar.
Do jetë shumë e vështirë sepse janë lojtarë që kanë fituar Champions League, Kupa Bote. Këto ndeshje nuk kanë nevojë për motivim të jashtëm. Shanset janë të vogla, por në futboll nuk i dihet, aq më tepër që është me ndeshje teke”, ka deklaruar Bruno Dita./Halit Delibashi-Sport Ekspres/