Justin Gaethje kërkon të bëjë të pamundurën: Do ta gjakos Khabibin, ai nuk është i çmendur si unë

28 e provuan, por 28 dështuan. Khabib Nurmagomedov ka një rekord fantastik e të pamposhtur 28-0. Kampioni i botës i peshave të lehta do të mbrojtë titullin në tetor përballë kampionit të përkohshëm, Justin Gaethje.

Amerikani cilësohet si një nga kundërshtarët më të rrezikshëm për rusin nga dagestani, përshkak të gruahtave të tij specialë si dhe eksperiencës 20 vjeçare në mundje. Në një intervistë për ESPN, Justin Gaethje deklaroi se do ta gjakosë keq Khabibin duke fituar me knockout.

“Do ta gjakos keq, më pas do të shohim nëse si do t’ia bëjë. Ai nuk është i çmendur si unë, ky është fakt. Në 24 tetor, do të jem kampion bote, do të fitoj me knock out”, u shpreh Gaethje.

Kujtojmë që Justin Gaethje mundi rivalin kryesor të Khabibit në 9 Maj. Edhe pse Tony Ferguson shihej si favorit absolut, meksikani nuk arriti të fitonte asnjë raund dhe e humbi ndeshjen me TKO./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online