Pas humbjes me Juventusin Torino zyrtarizoi largimin e teknikut serb Sinisha Mihajloviç. Nuk ka vonuar dhe klubi i Torinos ka njoftuar se kush do të jetë trajneri i ri i skuadrës. Mësohet se do të jetë Valter Maxarri, ai që do të nisë që sot të ushtrojë detyrën si timonieri i ri i torinezëve. Humbja e djeshme me Juventusin i kushtoi eliminimin nga Kupa e Italisë Torinos, e cila në kampionat renditet në vendin e 10 me 25 pikë, po aq sa dhe Milani.