Luftëtari godet sërish, investim serioz për të zëvendësuar yjet e sulmit

Herët a vonë Luftëtari do t’i humbasë yjet e sulmit, Bregu e Abazaj, të cilët në fund të sezonit me shumë gjasa do të hedhin një hap tjetër përpara në karrierën e tyre, që hodhi hapa gjigante pikërisht në Gjirokastër.

Drejtuesit e Luftëtarit, gjithsesi, nuk po qëndrojnë duarkryq. Pas afrimit të Jugersi Liçkollarit nga Pogradeci, sot Luftëtari ka prezantuar përforcimin e ri. Bëhet fjalë për sulmuesin e talentuar Keidi Balla, vetëm 18 vjeç, nga Elbasani.

Pjesë e Shqipërisë U-17, Balla luajti sezonin e shkuar me Akademinë e Futbollit, duke shënuar 27 gola në kampionatin e shkuar.

Tani Balla ndërmerr aventurën e parë në Superiore dhe duhet të tregojë se është njeriu i duhur për të pasuar yjet aktualë të skuadrës gjirokastrite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online