Torino shkëlqen në Kupën e Italisë, Berisha nuk gjend vend në formacion as kundër ekipit nga Seria B

Torino ka marrë një fitore me goleadë mbrëmjen e sotme. “Granatat” kanë mposhtur 4-0 Çitadelën në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë. Megjithëse një ndeshje e lehtë në letër, Juriç ka vendosur të mos bëjë rotacion në portë, duke i besuar përsëri Milinkoviç-Saviçit përpara Etrit Berishës.

Goli i parë u shënua në minutën e 21-të nga Radonjiçi, ndërsa tre të tjerët kanë ardhur në pjesën e dytë të ndeshjes. Pelegri (55’), Shurs (76’) dhe Zima (80’) janë autorët e golave të tjetër të shënuar për Torinon. Skuadra e Serisë A ka siguruar kështu kualifikimin për në fazën tjetër të Kupës së Italisë, ku do të përballet me një rival të vështirë si Milani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online