VIDEO/ Di vetëm të krosojë? Balliu befason portierin e Atletikos, Rajo tregon gjuajtjen “rrufe“ të mbrojtësit shqiptar

Atletiko e Madridit është duke luajtur kundër Rajo Vajekanos ndeshjen e vlefshme për javën e 10 të kampionatit spanjoll. Titullar nga minuta e parë është aktivizuar edhe Ivan Balliu. Mbrojtësi shqiptar njihet edhe për ndihmën që i jep repartit të avancuar, teksa shpesh herë hedh krosime të rrezikshme në zonë.

Por duket se harkimet nga krahët nuk janë e vetmja pikë e fortë e tij. Lojtari i Kombëtares kuqezi ka vendosur të befasojë portierin e Atletikos dhe në minutën e 37 tenton golin nga një pozicion i prirët jashtë zone. Goditja e tij ishte e fortë, ndërsa Gërbiç e grushton jashtë zonës së rreptësisë.  Vetë klubi i Rajo Vajekanos ka shpërndarë në faqen e vetë zyrtare në “Twitter“ një video nga momenti i gjuajtjes “rrufe“ të Ivan Balliut, që u përpoq të gjente të papërgatitur portierin e Atletikos së Madridit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online