Torasa: Objektivi im është të shpallem kampion në Vlorë!

Agustin Torasa ishte protagonist me 2 gola në ndeshjen me Kastriotin. Sulmuesi u shpreh i lumtur për “Supersport” në emisionin “Gol pas goli”, teksa nuk nguroi që të deklaronte dhe objektivin që ai personalisht ka.

“Nuk e kam kaluar shifrën e 3 golave që kam realizuar me Partizanin edhe pse jam në rrugë të mbarë”.

“Kjo skuadër ka objektiv që të shpallemi kampion. Kemi një skuadër të mirë, por kemi pasur probleme rrugës, pasi jemi një skuadër e formuar rishtazi. Jemi një skuadër e mirë. Kundërshtari meriton më shumë pikë me atë çka jep në fushë. Unë dua të dal kampion këtu”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *