Topi: Penallti e evitueshme, Flamurtari na vuri në vështirësi

Eldiano Topi, zëvendëstrajneri i Kamzës, pas barazimit në Vlorë me Flamurtarin, ka folur direkt pas ndeshjes në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. “Duke menduar se dhe kundërshtari luan në shtëpinë e tij, e dinim se do luante fort. Edhe me 10 lojtarë na vuri në vështirësi. Flamurtari ka lojtarë shumë cilësor. Ne kemi ekip me grindë dhe luftuam deri në fund. Donim rezultat pozitiv, pasi edhe Flamurtari nuk ishte në një moment të mirë. Jemi të kënaqur për mënyrën se si shkoi ndeshja”, tha Topi fillimisht.

“Kërkojmë në çdo ndeshje fitore. Këtë fundjavë luajmë sërish në transfertë me Laçin, që është skuadër e fortë. Ne shkojmë në ccdo ndeshje për të marrë rezultate pozitive”.

“Zguro duhet ta evitonte 11-metërshin, por në atë moment nuk e menaxhoi siç duhej situatën dhe gabuam”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online