Begeja “i tërbuar”: Duhet të jemi profesionistë

“Është për të ardhur keq skuadra sepse luan futboll. Ne ja falim vetë kundërshtarit golin. Nuk tregohemi profesionistë, pasi loja mbaron kur vërshëllen arbitri. Në situatën e vetme ku na rrezikoi kundërshtari ishte aksioni i fundit. Për të ardhur keq”, këto ishin fjalët e para në Supersport të trajnerit të Teutës, Gentian Begeja.

Në momentin e pësimit të golit trajneri durrsak u fut në fushë: “Është situatë që përjetohet nga ne trajnerët, por nuk është hera e parë që ndëshkohemi në fund. Do na kushtojë shumë ky gol i pësuar për vazhdimësinë e kampionatit”.

“Për mënyrën se si shkoi loja, të vjen keq që pëson gol në shtesë. Nëse do ma bënin këtë pyetje në fillim, nuk do ishte ky mendimi im, pasi përballë kishim skuadrën më të mirë të kampionatit, por për mënyrën se si shkuan ngjarjet të vjen keq”.

“Ne kishim punuar gjatë gjithë javës dhe të vjen keq kur goli pësohet në minutën e fundit, lojtarët duhet të tregohen më të përgjegjshëm. Humbëm tre pikë flori do të thosha, duke parë që dhe Vllaznia u ndal me Partizanin. Mërzia është e madhe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online