Daja çlirohet: Po të humbnim do kishte akuza, ja çfarë nuk shkoi

Ilir Daja, trajneri i Skënderbeut, në emisionin Gol pas Goli në Supersport deklaroi se barazimi ishte i mirë për shumë arsye. “Pjesën e parë luajtëm me akademizëm, nuk tregua ritmin tonë. U futëm në fushë duke parë edhe rezultatet e tjerë, gjë që nuk duhet ta bëjmë kurrë. Më pëlqen fakti që ekipi reagon. Nëse do kishte rezultat tjetër do paragjykoheshim shumë. Do ishim para akuzave që toleruam. Do thonin ashtu, por ne nuk jemi ekip që tolerojmë”.

“Ka gjëra që më shqetësojnë. Nuk duhet ta nisim ashtu lojën, duke i lënë territor kundërshtarit, duke mos dalë te lojë jonë me vertikalizime. Ndoshta edhe mungesa e Muzakës ndikoi në manovrën tonë. Ai i merr shumë mirë zonat në thellësi, pasi është lojtar me cilësi sulmuese”.

“UEFA-Jashanica? Me atë çështje punon zyra që klubi ka marrë për këtë punë. Jemi të fokusuar te pjesa sportive> na kërkohet të japim më të mirën në fushë dhe të realizojmë objektivin e klubit për të fituar titullin dhe Kupën. Me këtë gjë merren ata që janë kompetentë. Presim që të merret një vendim në favorin tonë. Jashanica është një problem që më shqetëson sa herë do e hapni. E dinë të gjithë që ai nuk ka fal dhe unë për këtë nuk ndihem  mirë. Nuk kemi informacione të tjera”.

“Rotacion? Sërish do jap të njëjtën përgjigje. Skënderbeu ka si politikë edhe promovimin e lojtarëve të rinj. Ju do thoni që noti mësohet në det, por një lojtar që do të luajë jashtë duhet ta fitojë fanellën e titullarit. Fillimisht duhet të fitojë garën në ekipin tonë dhe më pas të shihet për ndonjë perspektivë tjetër. Lojtarët e rinj që pretendojnë të shkojnë në një kampionat më të fortë duhet ta fitojnë, pasi nuk e kemi për detyrë t’u japim. Nuk i ndihmojmë, pasi do ishte një dhuratë që nuk sjell përparim”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online