Topi i parë shkelmohet nga ish-kapiteni i Kukësit dhe FSHF ndan dhurata për fëmijët, verilindorët tregojnë detajet e ceremonisë hapëse të “Abissnet Superiore”-s

Të premten në orën 17:00 nis zyrtarisht sezoni i ri i “Abissnet Superiore”-s. Edicioni 2022/23 nis nga Kukësi, atje ku vendasit presin kampionen në fuqi, Tiranën. Klubi verilindor ka ndarë me ndjekësit detaje nga ceremonia hapëse e sezonit të kampionatit shqiptar. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”, klubi i Kukësit bën me dije se topi i parë do të shkelmohet nga ish-kapiteni, Pëllumb Kërxhaliu, si dhe fton fëmijët të jenë pjesëmarrës në ceremoninë hapëse. Për fëmijët që do të jenë të pranishëm do të shpërndahen edhe dhurata simbolike nga ana e FSHF-së.

“Ditën e premte nis zyrtarisht sezoni 2022-2023 dhe ndeshja Kukësi – Tirana e cila luhet në “Kukës Arena”, do të jetë ndeshja e parë sezonale, teksa topin e parë nga mesi i fushës do ta shkelmojë ish-futbollisti i ekipit tonë, Pëllumb Kërxhaliu.

Ish-kapiteni i Kukësit në vitet ’70-’80, Kërxhaliu do të jetë pjesë e ceremonisë hapëse të Superiores, teksa edhe FSHF ka planifikuar një ceremoni për fillimin e kampionatit.

Në këtë mënyrë, klubi i Kukësit fton të gjithë fëmijët e moshës 10-14 vjeç, që të jenë të pranishëm në stadium, duke nisur nga ora 14:00. Fëmijët do të jenë pjesë e ceremonisë hapëse dhe nga Federata, do të ketë dhurata simbolike për të gjithë fëmijët pjesëmarrës.

Prandaj, i bëjmë thirrje të gjithë prindërve që ditën e premte, të sjellin fëmijët e tyre në stadium, për të festuar së bashku fillimin e kampionatit”, shkruhet në njoftimin e klubit të Kukësit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online