Topi i Artë: Garë ndryshe nga vitet e tjera, CR7, Mesi dhe Grizman jashtë podit!

Mungon dhe një muaj deri në shpalljen e fituesit të “Topit të Artë”, çmimit individual më prestigjioz. Siç citon “The Sun”, gazetari francez i “RFI”, Erik Mamruth, ka nxjerrë në rrjetet sociale një informacion mbi rezultatet, me gjysmën e votave të shqyrtuara tashmë.

Rezultatet janë deri diku befasuese: Kristiano Ronaldo dhe Leo Mesi nuk janë pjesë e tre më të votuarve. Diçka e veçantë, pasi kjo dyshe ka ndarë mes tyre dhjetë “Topat e Artë” të fundit. Ata kanë akoma votat dhe “besnikët” e tyre, por kësaj herë nuk do të jenë pjesë e podit fitues.

Treshja e parë përbëhet nga dy francezë dhe një kroat, të cilët luajtën në finalen e Kupës së Botës. Konkretisht: Luka Modriç, Rafael Varan dhe Kilian Mbape, të renditur sipas radhës. Surprizat nuk përjashtohen, ndërsa bie në sy mungesa e Antuan Grizman.

Luka Modriç, kapiteni i Kroacisë dhe mesfushori i Real Madrid, mbetet kandidati kryesor, ndërsa Varan mund të thyejë tabunë, duke rikthyer “Topin e Artë” te një mbrojtës, pas 12 viteve (Kanavaro e fitoi në vitin 2006). Me pak fjalë, as CR7, as Mesi dhe as Grizman, por njëri prej Modriç, Varan dhe Mbape.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *