Tomori stërvitje pa fund, por nuk ka më miqësore

Aq shumë e kanë vlerësuar sezonin e ri futbollistik në kampin e Tomorit, sa që për këtë arsye stafi teknik si rrallëherë më parë ka vendosur që skuadra të stërvitet pa pushim dhe madje ka dalë në stërvitje edhe ditën e diel. Kështu ka ndodhur me skuadrën beratase, ku askush nuk e priste që futbollistët në një ditë të zakonshme pushimi të dilnin në stërvitje gjatë paradites së të dielës dhe të zhvillonin një seancë me një ngarkesë që i shkon për shtat fazës përgatitore.

Sipas asaj që konstatohet pas stërvitjes së të dielës, duket se nuk janë vetëm pretendimet që do të ketë skuadra në kampionatin e ardhshëm, ajo që ka shtyrë stafin teknik të stërvitet në mënyrë të pazakontë pa asnjë ditë pushimi në fundjavë, por vetë përbërja e grupit me shumë skuadra cilësore dhe të njohura, duket se janë një “kambanë alarmi” për Tomorin në këtë periudhë, ndaj dhe drejtuesit nuk duan të humbasin aspak kohë në përgatitjet e tyre.

MIQËSORET KANË NDALUR Diçka befasuese është duke shoqëruar skuadrën në këtë periudhë, sepse nuk po zhvillohen më takime miqësore, dhe pas dy të tillave ndaj Apolonisë dhe Partizanit. Duket se për dy javë radhazi skuadra nuk ka planifikuar asnjë miqësore, edhe pse duke qenë në rindërtim e sipër e ka mëse të domosdoshme zhvillimin e miqësoreve, të cilat kanë stopuar, në një kohë që Apolonia, për shembull, si kundërshtar i beratasve, ka zhvilluar shumë të tilla.

Edi Spahiu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online