Tomori luan nesër në transfertë kundër Elbasanit dhe beratasit, duke iu frikësuar gjykimit, kanë dërguar në FSHF një kërkesë në lidhje me arbitrat që do të përzgjidhen për sfidën me verdheblutë. Klubi i Tomorit kërkon arbitra që gjykojnë në Superiore, ndërkohë që falënderon edhe RTSH që ka përzgjedhur takimin e tyre për ta transmetuar.
“Futboll Klub Tomori i ka dërguar një letër-kërkesë FSHF-së në lidhje me gjykimin e sfidës KF Elbasani – FK Tomori. Ne si klub u kemi kërkuar zyrtarëve të institucionit të futbollit një 3-she të Kategorisë Superiore, duke shmangur në këtë mënyrë një gjykim amator dhe të njëanshëm.
Gjithashtu, ky takim do të transmetohet direkt në RTSH. U jemi shumë mirënjohës televizionit publik, i cili merr përsipër transmetimin e ndeshjeve të rëndësishme, në mënyrë që gjithçka të jetë transparente për publikun. Marrin fitoren në Elbasan dhe festojmë”, shkruhet në komunikatën e Tomorit.