Tomorit i kanë ikur dy nga qendërmbrojtësit e sezonit të sezonit të shkuar. Kapiteni Enea Bitri do të luajë këtë sezon me Partizanin në Superiore, kurse Florian Daci do të luajë në Kosovë, pasi ka gjetur marrëveshjen me Lirinë e Prizrenit.
Qendërmbrojtësi ishte më bardhezinjtë në trofeun “Pascucci” të shtunën, por zyrtarizimi i tij ka ardhur vetëm sot. Më parë me Lirinë ka nënshkruar edhe Gerald Tushe, i cili prej disa kohësh ishte zhvendosur dhe po luante në Maltë.
Ndërkohë Tomori është në kërkim të një qendërmbrojtësi me përvojë. Drejtuesit po studiojnë tregun dhe kanë nisur kontaktet e para me elementë të ndryshëm. Ende nuk ka marrëveshje, ndaj edhe gjithçka po mbahet sekret për momentin.