Tjetër thesar i dalë nga Vllaznia, Bebeziqi firmos me ekipin e njohur të Sllovenisë

Një tjetër talent i futbollit shqiptar ka bërë hapin cilësor të karrierës, duke u transferuar në një klub të huaj. Shkodrani Klevis Bebeziqi ka firmosur një kontratë profesioniste 2-vjeçare me Olimpija Ljubjanën në Slloveni.
Në fakt, Bebeziqi ka pasur dy gëzime të njëpasnjëshme pasi dy ditë më parë ai mbushi 18 vjeç, ndërsa dje u transferua te klubi i njohur slloven, që ka shumë besim te aftësitë e talentit shqiptar.

Mësohet se mesfushori i rritur te Akademia e Vllaznisë prej kohësh ishte në monitorimin e klubit europian. Njeriu që drejtoi negociatat ishte menaxheri Erkan Sulejmani, i cili është shprehur se ka shumë besim në aftësitë e 18-vjeçarit dhe pret që ai të jetë protagonist me klubin e Ljubjanës.

Presidenti i Olimpijas është Milan Mandaric, një emër i njohur në fushën e biznesit ndërkombëtarë e që është njëkohësisht pronar edhe i klubeve angleze Portsmouth, Leicester City and Sheffield Wednesday.
Bebeziqi luan si organizator në mesfushë dhe vlerësohet për vizionin e tij të lojës, shumë i shpejtë dhe me teknikë të lartë, teksa ka qenë pjesë e rregullt e ekipeve Kombëtare të Shqipërisë për moshat U-13, U-15, U-17 dhe U-19. Ai ka spikatur që në moshë të vogël me fanellën e Vllaznisë dhe ishte piketuar nga specialistët e futbollit si një lojtar që premton shumë për të ardhmen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online