Mendimi i Khabib Nurmagomedov sjell shumë diskutime, kërkon të hiqen vajzat që tregojnë numrin e raundit

Khabib Nurmagomedov vazhdon të ngacmojë publikun e gjerë me mendimet e tij dhe mënyrën sesi i sheh gjërat, ndryshe nga e zakonshmja. Tashmë pronar i organizatës së MMA ,”EFC”, rusi nga Dagestani ka hequr vajzat të cilat tregojnë numrin e raundit.

Zakonisht këto vajza ekspozonin edhe shumë nga trupi i tyre me mënyrën e veshjes, të cilat quhen të palejuara në Dagestan, vend musliman. “Vajzat e ringut janë gjëja më e pakuptimt që ka parë historia e MMA. Të gjithë që e kuptojnë këtë sport e dinë kur mbaron raundi dhe cili vjen pas tij.

E di që është historike, por historia na ka treguar që bën gabime. Gabimet e së shkuarës duhet të mënjanohen në mënyrë që të mos përsëriten në të ardhmen”- deklaroi Khabib Nurmagomedov gjatë intervistës. Të menjëhershme kanë qenë komentet e vajzave në mbarë botën, të cilat e cilësuan Khabibin si paragjykues dhe ofendues ndaj gjinisë së tyre. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online