Situata delikate për Rejën/ Nuk ka pasur kurrë shqetësim nga porta, këtë herë ka dilema për zgjedhjen te Kombëtarja

Shqipëria do të luajë në ndeshjet e shtatorit që janë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Në këto vite Kombëtarja nuk ka pasur probleme sa i përket portës dhe ndodhej në luksin e zgjedhjeve, mes dy emrave si Berisha dhe Strakosha që luanin titullarë në Serinë A. Pra trajnerët kanë pasur luksin e zgjedhjes, por ndryshon situata në këtë grumbullim.

Për herë të parë Reja sheh sesi të dy portierët janë zgjedhje të dyta dhe rezervë në skuadrat përkatëse, Lacio dhe Torino. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, ku mes alternimeve, por gjithmonë një prej Berishës dhe Strakoshës shihej si titullar fiks në Itali. Strakosha nuk po arrin marrëveshjen e rinovimit me Lacion dhe po lihet në stol nga Reina, ndërsa Berisha duhet të punojë shumë që të fitojë besimin në ekipin e ri.

E parë në këtë këndvështrim, zgjedhja që Reja do të bëjë për portën do të marrë gjithmonë komente dhe nuk do të jetë e lehtë. Të dy gardianët nuk garantojnë sigurinë maksimale pasi po qëndrojnë në pankinë, ndërsa ndeshjet e shtatorit tregojnë emra si Polonia dhe Hungaria, që do të rrinë për një kohë të gjatë në portën tonë. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online