Tjetër skandal sek.ual në çiftin Icardi-Wanda Nara? Truproja e saj “çmend” sulmuesin e PSG, e heq menjëherë nga puna

Pas tronditjes që madhe që pësoi çifti Mauro Icardi-Wanda Nara për një tradhti të argjentinasit, këtë herë ka një tjetër skandal. Agustin Longeira ishte truproja e Wanda Narës, që është përfolur për një histori romantike me shefen e tij.

Ish-polici i punësuar si truproja e Wandës i kishte kaluar disi limitet dhe kishte nisur nga flirti. Por nëse lajmet e mediave mund të cilësohen të rreme, ishte vetë Longeira që përforcoi gjithçka. I pyetur nga ana e mediave nëse e pëlqente Narën, ai tha: “Unë e dua atë”. Kur u pyet nëse ishte fantastike, përgjigja ishte: “Wanda është shumë fantastike”. E në momentin që i kërkohet që të shprehet sesi ndihet me Narën, Longeria nuk ngurroi: “Kam shumë dashuri”.

E pika e fundit që përmbylli gjithçka ishte kur truproja u pyet nëse do të niste një lidhje me një grua të martuar, një “peshkim” nga ana e gazetarit që i referohej Wanda Narës: “Po, nuk e kam fare problem”, tha Longeira. Kaq mjaftoi dhe vetë Mauro Icardi ka ndërhyrë duke i shprehur falënderimet Longeiras që u shkarkua nga puna. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online