Tjetër “huq” pas Gabigolit, Lautaro Martinez nuk po duket  

Interi bëri një nga transferimet më të bujshme verën e këtij viti, teksa mori nga Rasing, Lautaro Martinez, i cili shihej me mjaft potencial të madh. Tashmë kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga fillimi i sezonit, argjentinasi duket se nuk po gjen hapësira te zikaltrit.

Lidhur me këtë çështje reagoi dhe ish-klubi i “El toros”, të cilët kërkuan nga Interi një huazim të sulmuesit, por zikaltrit nuk ishin të atij mendimi. Gjithsesi, në një lidhje me “Skysport”, Lautaro Martinez ka folur për situatën që po kalon dhe ka shprehur dëshirën e tij për të vazhduar me Interin dhe për të treguar veten.

“Të luash për Interin është shumë e rëndësishme dhe është një përgjegjësi shumë e madhe për mua. Jam tek Interi, sepse dua të jem këtu. Zgjodha të bashkohem me ta. Po e shijoj çdo moment të kësaj eksperience dhe do vazhdoj të jap 100%. “San Siro” është një stadium i jashtëzakonshëm. Ka gjithmonë një atmosferë fantastike”, përfundoi fjalët e tij “El toro”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *