Tjetër humbje për Shqipërinë e Beqirit, Sllovenia na mund

“UEFA Development 2019” është mbyllur dhe Shqipëria U16 nuk ka mundur të marrë fitore. Sfida e fundit ishte parashikuar të zhvillohej sot kundër Sllovenisë vendase dhe kuqezinjtë e Elvin Beqirit janë mundur me rezultatin minimal 1-0.

Një gol i kapitenit Radnik ka vendosur fatet e ndeshjes, ndërkohë që Shqipëria e nisi më këtë formacion: Gega, Burgaj, Zalli (c), Abazaj, Frroku, Janaqi, Raci, Hajdari, Bocaj, Hajdaraj dhe Torra. Më parë Shqipëria ishte mundur nga Peruja me penallti dhe Italia me shifrat 1-0.

Këto tre ndeshje i kanë shërbyer trajnerit Beqiri për të parë nga afër futbollistët e grumbulluar, të cilët do t’i ketë në fokus për ndeshjet zyrtare që Shqipëria U17 pritet të zhvillojë në vazhdim. Sigurisht që këto sfida kanë shërbyer shumë dhe në të ardhmen do vijohet me vëzhgime lojtarët, me synim evidentimin e elementëve cilësorë që i shërbejnë të ardhmes së kombëtareve të moshave dhe asaj A.

UEFA DEVELOPMENT 2019
4 prill | Peru 1-1 Shqipëri
6 prill | Shqipëri 0-1 Itali
8 prill | Slloveni 1-0 Shqipëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *