“Titullin e ndjej, para 11 vitesh ishte ndryshe! Shokët s’më lënë në baltë”

Dashamir Xhika duket se do të luajë titullar në Durrës kundër Teutës. Portieri i dytë i Partizanit ka dalë para mediave dhe flet në lidhje me të ardhmen e tij fillimisht. “Tre ndeshje nuk janë të barabarta me gjashtë vite. Nuk vendosin këto ndeshje të ardhmen time. Shpresoj të bëj ndeshje të mirë. Jemi munduar të bëjmë më mirën për aq sa kam luajtur”, u shpreh Xhika.

Portieri ka luajtur pak këtë sezon, por gjithsesi ai e ndjen titullin e fituar:  “Edhe po të mos luaj farë e ndjej titullin, pasi unë jam rritur te ky klub”. Xhika ka qenë pjesë e të kuqve edhe para 11 vitesh, kur Partizani humbi titullin në ndeshjen e fundit me Dinamon.

“Për 11 vite ndryshon njeriu, jo vetëm skuadra. Atëherë na e mori Dinamo dhe ia dolëm ta kthejmë Partizanin ku e meritoi. Ka pasur shumë ndryshime. Atëherë kishte shumë probleme dhe ju e dini. Ka 6 vite që jemi aty lart, në vend të dytë, të tretë. Do vinte dita që ta fitonim titullin”, shtoi portieri.

Në fund, i pyetur nëse shokët e skuadrës do “e lënë në baltë” për shkak se tashmë objektiva nuk kanë më, Xhika shprehet: “Nuk besoj se do më lënë në baltë, të gjithë djemtë do japin maksimumin. Edhe unë do mundohem të bëj më të mirën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *