Titulli “Heroi i Rusisë” për Nurmagomedov, acarohet boksieri rus: Hero për çfarë? E patolerueshme

0

Khabib Nurmagomedov shpalli pensionimin nga artet marciale të përziera, pavarësisht se ishte kampion bote dhe nuk kishte humbur asnjë ndeshje në karrierën e vetë. Rusi nga Dagestani deklaroi se pa babain e tij e kishte të pamundur të stërvitej. Përshkak të profesionalizmit dhe sjelljes mjaft të mirë të tij jashtë kafazit, në Rusi u hodh ideja që Khabib të kurorëzohej me medaljen “Heroi i Rusisë”. Ky fakt e ka acaruar bashkëatdhetarin e tij, boksierin Kostya Tszyu, i cili në një pronocim për mediat lokale tha se është qesharake vetëm ta imagjinosh këtë vendim.

“Hero i Rusisë? Për çfarë? Mjeshtër i sportit po, jam dakord, padyshim që ai e meriton këtë. Por titullin si “Heroi i Rusisë”….. Nuk e kuptoj. Pavarësisht respektit të madh që kam për të, por këto gjëra janë të pa tolerueshme”,- u shpreh Kostya Tszyu. Acarimi i madh i boksierit vjen për faktin se titulli “Hero i Rusisë” jepet nga presidenti Vladimir Putin drejt personave që kanë luftuar në emër të adheut, kundër armiqve të mundshëm të Rusisë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.