VIDEO/ “Ngrihu, bir k****”! Ramosit nuk i mbajnë nervat, shpërthen ndaj ish-shokut të ekipit: Boll bërtite si mi

Serxho Ramosin e kanë tradhëtuar nervat mbrëmjen e së martës, kur Reali i Madridit fitoi me shifrat 3-2 kundër Interit. Mbrojtësi spanjoll ka shpërthyer dhe nuk e ka përmbajtur fjalorin, ndërsa preja ka qenë ish-shoku i tij i skuadrës, Ashraf Hakimi. Ky i fundit është pjesë e akademisë së “los blancos”, si dhe ka luajtur 17 ndeshje përkrahë kapitenit Ramos përpara se të huazohej te Borusia e Dortmundit.

Por ky fakt nuk ka ndikuar aspak për ta zbutur situatën. Futbollisti maroken rrëzohet në zonë gjatë ndeshjes dhe qendron i shtrirë në fushë, duke pretenduar një 11 metërsh. Kaq ka mjaftuar që Ramosit të mos i mbajnë më nervat. Kapiteni i “galaktikëve” shkon menjëherë drejt Hakimit, të cilin e tërheq me duar për ta ngritur në këmbë, ndërsa në videon e publikuar nga “Movistar” nga goja e tij dëgjohen të dalin fjalët: “Ngrihu, bir k****. Ngrihu. Boll bërtite si mi”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/morfootball_/status/1324121621834190849

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online