Tite s’i ndal eksperimentet, disa debutues në listën e Brazilit

Kombëtarja e Brazilit ka shpallur listën e lojtarëve që do të grumbullohen për sfidat miqësore kundër Arabisë Saudite dhe Argjentinës. Në këto dy ndeshje, trajneri i “Seleçaos” ,Tite, do t’u japë mundësi disa emrave të rinj, prandaj dhe në listën e shpallur sot ka disa emra lojtarë që thërriten për herë të parë.

DEBUTUESIT – Emri më surprizues në listë është ai i portierit 19-vjeçar të Gremios,  Felipe, i cili deri më tani ka luajtur vetëm në kampionatet e grupmoshave në Brazil. Ndërkohë që ka ardhur dhe ftesa e parë për sulmuesin anësor të Barcelonës, Malkom. Qendërmbrojtësi 27-vjeçar i Bordosë, Pablo Kastro, është një tjetër risi e listës së Tites. Debutuesi i fundit i listës së pesë herë kampionëve të botës është mesfushori i Hanoverit, Uallas.

MUNGESAT – Dugllas Kosta, Tiago Silva dhe Uillian nuk janë pjesë e listës së Tites. Sulmuesi i Juventusit ka pësuar një dëmtim të rëndë në kyçin e këmbës, ndërsa lënia jashtë e qendërmbrojtësit të PSG-së e sulmuesit të Çelsit janë një zgjedhje teknike e trajnerit të Brazilit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *