“Tirana u dha besim ekipeve të tjera në Europë”! Egbo në kërkim të grupeve: Kemi mundësi si Skënderbeu

Tirana u eliminua padrejtësisht nga turi i dytë në “Champions League”, ku më tepër sesa Crvena Zvezda ishte fati që nxori jashtë bardheblutë. Bardheblutë zotëruan ndeshjen dhe krijuan rastet më të pastra sesa kundërshtari, por pa arritur që të tundin rrjetën.

Kjo i penalizoi dhe i bën që të shkojnë në turin e tretë të “Europa League”. Tashmë nis një tjetër objektiv për kampionët e Shqipërisë të cilët kërkojnë ndjekjen e suksesit të Skënderbeut, për të mbërritur deri në grupe. Në një intervistë për “ABC News”, Egbo shprehet se është e mundur që të shkohet deri në atë nivel, ndërsa nuk ka lënë pa komentuar edhe ndeshjen zhgënjyese që bëri Zvezda në “Air Albania”.

“Nuk është se Zvezda ka qenë dobët. Kam respekt për ata, pasi e qarkullojnë topin. Nuk është kollaj ta mbash më shumë se ata topin. Kjo është pozitive për ekipin tonë. Nuk dorëzohem kurrë. Një i varfër sot mund të bëhet i pasur, sepse i vendos gjërat te fati i Zotit. Ata që nuk besojnë në Zot nuk kanë shans ta kuptojnë atë që them unë. Duhet aftësi, duhet të punosh, të analizosh kundërshtarin.

Paraqitja qe ka bërë Tirana në dy ndeshje, mendoj se u ka dhënë besim ekipeve të tjera për të kaluar turet si ne. Edhe ajo që ka bërë Skënderbeu, i ka ndihmuar klubet tona. Nëse e ka bërë Skënderbeu, edhe ne kemi mundësi ta bëjmë”, u shpreh Egbo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online