“Tirana? Po ndryshe nuk do ishin shpallur kampion”, mbrojtësi i Dinamo Tbilis ndez sfidën: Do i kalojmë!

Nga Klaudio Ndreca

Luka Lochoshvili, është ky mbrojtësi 22-vjeçar për t’u kaluar nga ana e lojtarëve të Tiranës, me mënyrën e vetme që i dërgon te goli. E gjithë skuadra e Dinamo Tbilisit mahnitet vetëm nga të dhënat e Ngosë, duke harruar krejtësisht gjithë pjesën tjetër të skuadrës së bardhebluve. Të paktën kjo është sjellja e mediave, por njëkohësisht edhe Lochoshvili është ndalur gjatë për të komentuar sulmuesin e Tiranës. Megjithatë në ndeshjen e nesërme pritet të jetë Ernest Muçi nga minuta e parë, ndërsa për ta ndezur këtë sfidë mendon mbrojtësi i gjeorgjianëve i cili shprehet se Tirana do të kalohet me sukses.

“Ne e kemi studiuar kundërshtarin tonë për një kohë të gjatë dhe e kemi studiuar mirë. Tirana ka kualitete me futbollistë që kanë cilësi. Ndryshe nuk do të ishin shpallur kampion në Shqipëri. I kemi parë edhe ndeshjet e Ngosë dhe Tirana është vërtet e jashtëzakonshme në kompozimin e saj me lojtarët. Por kjo nuk do të thotë asgjë. Gjëja më e rëndësishme është se kush do të jetë më i përqendruar. E thëmë këtë nga eksperienca ku kam luajtur me lojtarët më të mirë se Ngo. Gjithçka do të varet nga shorti sesa larg shkojmë, fillimisht duhet të kalojmë Tiranën, për të cilën unë kam mendimin se do ia dalim. Koha do ta tregojë se si do të bëhet e mundur”, u shpreh mbrojtësi i Dinamo Tbilis. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online