E tradhëtoi në pabesi dhe marrëveshje sekrete, Igli Tare “godet” David Silvën: Nuk të respektoj si njeri!

Nga Klaudio Ndreca

Ashtu siç edhe pritej në fakt, Igli Tare ka bërë një reagim të fortë për David Silvën që ka marrë jehonën e mediave prestigjoze europiane, pasi flitet për yllin që ka luajtur për një kohë të gjatë te Manchester City. Futbollisti i njohur ishte pranë kalimit te Lacio, atje ku mungonin vetëm vizitat mjekësore që pritej të mbylleshin këto ditë në Romë. Igli Tare kishte bërë shumë udhëtime për të bindur Silvën dhe gjithçka u quajt si një fakt i kryer.

Tifozët ishin duke pritur zyrtarizimin, teksa papritur vjen nga klubi “i gabuar”. Sociedadi njoftoi arritjen e marrëveshjes së David Silvës, ndërsa përgjatë gjithë kësaj kohe kishte bërë negociata sekrete. E gjitha kjo situatë nuk kishte sesi të përjetohej lehtë nga drejtori sportiv Tare, që tashmë krijon një figurë të keqe edhe tek tifozët e Lacios. Pikërisht për këtë arsye ka dhënë një prononcim të shkurtër në faqen zyrtare të klubit italian duke shkruar: “David Silva, të respektoj si lojtar, por jo si njeri”. Gjithashtu në mediat italiane Tare ka kërkuar shpjegime nga ana e futbollistit dhe menaxherit të tij për daljen nga fjala. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online