Tirana përmbys Kastriotin, Blazhevski njeriu gol

Tirana është rikthyer të fitorja, duke mundur në transfertë Kastriotin me rezultatin 2-3. Krutanët gjetën të parët avantazh, por skuadra e Ze Maria gjeti forca të reagonte dhe përmbysi shifrat.

45 minutat e para në Fushë-Krujë me Kastriotin u mbyllën me rezultatin 1-2. Vendasit ishin ata që realizuan të parët me anë të Bardhit, i cili realizoi në portën e ish-skuadrës së tij.

Nuk festoi, por më pas iu desh të mërzitej, pasi një top i gjuajtja nga Greca shkoi në rrjetë pas devijimit të Stijepoviç. Më pas ishte Blazhevski ai i cili kaloi në epërsi Tiranën dhe në stolin e bardhebluve pati festë.

Në pjesën e dytë sulmuesi maqedonas do të shënonte dopietën e parë në Superiore, falë një kundërsulmi që do të çonte rezultatin ne 3-1 për bardheblutë. Për Krutanët ngushtoi diferencën Herald Marku. Në minutat e fundit të lojës Kastrioti pati dy raste të pastërta për shënim, por Ilion Lika bëri mrekullinë dhe shpëtoi të tijtë.

Kategoria Superiore – Java 7
E mërkurë, më 3 tetor, ora 13:45
Stadiumi “Redi Maloku”, Fushë-Krujë

KASTRIOTI – TIRANA 2-3
Shënues: Bardhi 29′, Shehu 81′ / Stijepoviç 34′ (aut.)’, Blazhevski 37′, 74′

Kastrioti: Puja, Domgjoni, Çela, Stijepoviç, Husein, Mziu (Ymeraj 46′), Shehu, Okebugu (Çutra 75′), Roxher (H.Marku 75′), Bardhi, Marku. Trajner: Elvis Plori.
Tirana: Lika, Doka, Turtulli, Atingah, Imami, Karabeci, Daja, Greca, Kobina (Oduamadi 62′), Blazhevski, Ngo (Mauexhe 72′). Trajner: Ze Maria.

Gjyqtarë: Laver Alla, Devis Korreshi, Maringlen Llukmani, Olsid Ferataj.
Delegat: Bujar Pregja; Vëzhgues: Fiqiri Haxhiraj
Kartonë të verdhë: Shehu 58′ / Blazhevski 38′, Turtulli 45′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *