“Tirana nuk po luante me kalamajtë”, Shkëmbi flet për derbin: Ishalla na shohin si të vegjël edhe nesër

Pas fitores së Dinamos kundër Tiranës për Kupën e Shqipërisë, do të vijë edhe përballja tjetër mes këtyre ekipeve. Këtë herë bëhet fjalë për Superioren, teksa ndeshja do të luhet në ditën e nesërme. Para kësaj sfide, ishte Shkëmbi që foli në konferencën për shtyp duke komentuar edhe zërat për nënvlerësimin e mundshëm të bardhebluve.

“Dy ndeshjet e fundit dhe atë të Kupës i cilësoj si ndeshjet më të mira, secili bën analizat e veta, por asnjë nuk e bën si trajneri analizën. Jam i bindur që çdo ndeshje që do të vijë do të jemi edhe më mirë. Dëgjoj që Tirana e nënvlerësoj ndeshjen e Kupës, por ata nuk po luanin me kalamajtë. Ishalla e nënvlerëson edhe nesër Tirana dhe të na shikojë si të vegjël. Nesër do të jetë një ndeshje tjetër, Tirana do të kërkojë të reagojë, por shpresoj që edhe ne të bëjmë më mirë”, tha Shkëmbi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *