FSHF-Zvicër 2-0! Shqipëria i merr një tjetër futbollist, shihet si talent i madh në Portugali

0

Futbolli nuk luhet vetëm në fushën e blertë, por edhe jashtë saj. Madje ka shumë raste kur më e rëndësishme është ndeshja e fituar jashtë kësaj fushe. Shembulli konkret është te Kombëtarja, atje ku prurjet dhe luf.ta me Federatat e vendeve të tjera është primare para rezultatit. Më mirë një ndeshje e humbur sot, por nga ana tjetër fitorja e arritur në sigurimin e elementeve cilësor, është siguria e suksesit për të ardhmen.

E në këtë drejtim, FSHF ka rritur avantazhin me Zvicrën, 2-0. Në këtë faqe të re të historisë, Shqipëria është ngritur jo pak në imazhin e saj. Pasi arritëm që të bindim Nedim Bajramin për të veshur fanellën kuqezi dhe u fitua gjyqi për një rast në dukje i pashpresë, këtë herë është momenti për Adrian Bajramin.

Ky i fundit shihet si një nga lojtarët me të ardhmen më premtuese në Portugali. Futbollisti 19-vjeçar është pjesë e Benfikës U-23 dhe luan gjithmonë si titullar në ndeshjet e kësaj skuadre, ndërsa gjithashtu është i rregjistruar edhe me ekipin e parë. Nëse ekipi i Jorge Jesus kërkon që të marrë për t’i dhënë hapësirën, Bajrami do të jetë gati dhe e ka mundësinë pasi u rregjistrua edhe në ekipin e parë në merkaton e verës te Benfika.

Në Portugali e cilësojnë si një talent të madh, ndërsa me mënyrën e lojës, të kujton Berat Gjimshitin. I lindur në Zvicër, Lagenthtal, Bajrami ka luajtur me grupmoshat e Zvicrës dhe më pas është bindur për të veshur fanellën e Shqipërisë. FSHF ka luf.tuar jo pak me helvetët për të siguruar këtë lojtar, ndërsa tanimë mbeten që të zgjidhen vetëm disa probleme me dokumentacionin, që Bajrami të jetë gati për ndeshjet e nëntorit. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.