Taku, Teqja, Gilman Lika, Ede e Sise: brenda pak ditësh Tirana ka humbur 5 lojtarë që së bashku kushtonin mbi 1 milionë euro.
Të paktën ky është vlerësimi që u bëhet lojtarëve të Tiranës në sitin e specializuar “transfermarkt.de”, edhe pse për nivele si futbolli shqiptar vlerat janë të përafërta.
Nëse Ede e Sise nuk janë humbje për Tiranën, sepse largimi i tyre pa kosto përbën një fitore për bardheblutë, duke parë se nuk i kërkon askush në treg, të paktën Taku e Teqja janë humbje e madhe. Këta dy futbollistë janë larguar me parametër zero dhe nëse i shiste, me siguri Tirana nxirrte diçka prej tyre.
Tashmë shpresat e Tiranës varen te tre lojtarë: Mervejl është më i vlerësuari në treg, sepse vlen 350.000 euro, Hoxhallari vlen 325.000 dhe zbulimi Albi Doka vlen 250.000.