Tirana, në Fier për të shkuar e qetë në play-off

Bardheblutë luajnë sot ndeshjen më të sikletshme të kampionatit të rregullt. Duhet me doemos të fitojnë kundër Apolonisë

Olsi Avdiaj

Tirana duhet të kalojë 90 minutat më të sikletshme në këtë fazë të dytë! Themi kështu, pasi në situatën që ndodhet, duhet të fitojë në Fier, një ndeshje ndaj Apolonisë, për të qenë e qetë në takimin e fundit të kampionatit të rregullt, ndaj Shënkollit në Tiranë. Bardheblutë kanë mbyllur dje përgatitjet për ndeshjen që Tirana do të luajë në Fier. Paraditen e djeshme skuadra ka zhvilluar 90 minuta stërvitje dhe më pas është larguar nga Tirana, për të qenë në Fier në ditën e ndeshjes.

Objektivi

Deri në fillimin e fazës së tretë, Tirana duhet të marrë edhe gjashtë pikë, kundër Apolonisë dhe Shënkollit. Në fakt, në fazën e parë, skuadra bardheblu ka fituar 2-0 me Apoloninë në një ndeshje të sikletshme. Në atë sfidë fierakët u kanë hapur jo pak punë bardhebluve, edhe pse këta të fundit fituan. Ndërkohë, Tirana ka barazuar 1-1 në Shënkoll, duke qenë rezultati i dytë negativ, pas humbjes me Bylisin në fazën e parë. Në këto kushte, që të mos shkojnë më pak se katër pikë nga vendi i dytë, Tirana duhet të fitojë dy ndeshjet e radhës, me Apoloninë dhe me Shënkollit, nëse kërkon Superioren. Llogaritë në fund të 180 minutave, duhet të jenë të qarta: vetëm 6 pikë pranohen nga presidenca.

Dëmtimet

Të gjithë lojtarët janë në dispozicion të trajnerit Ze Maria. Prej dy ditësh, me grupin është bashkuar edhe Keneth Muguna si dhe Majkëll Ngo, të cilët ishin me grip. Skuadra është e plotë dhe me të gjitha gjasat, në fushë do të jetë i njëjti grup që luajti me Bylisin. Ndryshimi i vetëm mund të jetë Majkëll Ngo, i cili mund ta nisë nga stoli dhe në vendin e tij të luajë Grent Halili. Jashtë nga grupi është vetëm Albi Doka, i cili vazhdon riaftësimin dhe do të jetë gati në mars.

Formacioni

Në miqësoren me U-19-ën, Ze Maria ka eksperimentuar lojtarët që do të luajnë sot në Fier. Si zakonisht, në portë do të jetë Ilion Lika. Mbrojtja në atë takim ishte e rreshtuar me Kërçikun, Turtullin, Caken e Hoxhallarin. Mesfusha ishte me pesë lojtarë, ku në qendër luanin Karabeci, Daja e Mauexhe. Halili e Greca në dy krahët dhe në sulm i vetëm Sentamu. Gjithsesi, formacioni i dytë i mundshëm mund të jetë edhe futja e Muhamedit në vend të Cakes, kalimi i Sentamut në vend të Halilit dhe aktivizimi i Ngosë në qendër të sulmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online