Teuta nën presion, sot duhen pikë

Teuta përballet sot me Flamurtarin në shtëpi dhe është një ndeshje me presion të jashtëzakonshëm brenda. Durrsakët për këtë vit nuk kanë fituar asnjë takim. Ata e nisën me dy barazime me Lushnjën dhe Laçin, ndërkohë që më pas u mposhtën nga Luftëtari dhe Vllaznia. Gjendja nuk është aspak e mirë, pasi ndodhen në vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit dhe diferenca me shkodranët është katër pikë.

Në fazën e parë vlonjatët ia kanë dalë të fitojnë në “Niko Dovana” dhe janë një nga ekipet më të forta sivjet, duke u renditur në vendin e dytë. Trajneri Begeja do të ketë në dispozicion edhe mesfushorin Ardit Hila, që do të jetë në fushë nga minuta e parë. Ai do të zërë vendin e Ante Hrkaç, i cili nuk do të jetë në këtë takim për shkak dëmtimi. Në krahasim me ndeshjen e shkuar me shumë mundësi nuk do të ketë ndryshime të tjera, pasi në Shkodër nuk është se loja nuk ishte e mirë, por problemet erdhën kryesisht në prapavijë, pasi u pësuan dy gola që edhe mund të evitoheshin.

Gjithsesi, sfida me Vllazninë i takon të shkuarës dhe të gjithë po mendojnë se si të mundin Flamurtarin. Ditën e djeshme durrsakët kanë kryer edhe seancën e fundit stërvitore, duke mos marrë ngarkesë të madhe. Stafi teknik ka dhënë porositë e fundit dhe të gjithë janë gati për ndeshjen me Flamurtarin. Synimi i vetëm në këtë takim janë tre pikët dhe nëse Vllaznia ndalet në Gjirokastër do të rikthehet diferenca e mëparshme me ta, si dhe optimizmi në kampin durrsak do të rritej ndjeshëm.

Formacioni i mundshëm
Teuta –  Kastrati, Georgievski, Shkalla, Bilali, Hakaj, Beqja, Hila, Mustafov, Çyrbja, Alhasan, Latif

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online