Tirana mat forcën ndaj Shqipërisë U-21, përcaktohet data e miqësores

0

Pas përballjes me Young Boys për Play-Off të Europa League, Tirana do të mati forcën në një përballje miqësore ndaj Shqipërisë U-21. Madje është përcaktuar edhe data e përballjes e cila do të luhet në 10 tetor.

Zyrtarizimin dhe njoftimin e jep klubi i “Eredivisie”, Zwolle, teksa njofton për thirrjen e mbrojtësit Destan Bajselmani te kuqezinjtë. Atje thuhet se lojtari është i ftuar për ndeshjen ndaj Sllovenisë në miqësoren e 8 tetorit, ndërsa dy ditë më vonë do të ketë edhe një përballje me Tiranën. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.