Frikë e madhe te Milani pas Ibrahimoviç, kryen testimet dy herë në ditë

Infektimi i Duarte dhe Ibrahimoviç ka ngjallur frikë tek kampi i Milanit, të cilët duhet të tregohen mjaft të kujdesshëm për të mos humbur lojtarë të rëndësishëm në përballjet e ardhshme. Mungesa e liderit të skuadrës, Zllatan Ibrahimoviç solli jo pak panik tek kuqezinjtë, të cilët vuajtën nga skuadrat norvegjeze Bodo Glimt, pavarësisht se në fund dolën fitimtarë.

Menjëherë pas shpalljes së rezultateve të testeve ku Duarte dhe Ibra dolën pozitiv, drejtuesit e klubit dhanë urdhër që testimet e lojtarëve për COVID-19 do të bëheshin çdo katër ditë. Megjithatë ditën e sotme, media gjermane DAZN ka publikuar një lajm se për të shmangur çdo rrezik nga virusi pandemik, futbollistët e skuadrës do të testohen çdo dy ditë (3-4 herë në javë).

Koronavirusi tronditi botën teksa mori përmasa të jashtëzakonshme, duke u përhapur në të gjithë rruzullin tokëdor. Padyshim që përhapja e gjerë e tij goditi rëndë edhe futbollin, duke detyruar Fifan dhe Uefan të ndërmarrë masa mjaft të rrepta, për të minimizuar infektimet masive. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online