Tirana luan sezonin, Ilion Lika në dyshim

 

Portieri nuk u stërvit dje. Dilemë mbetet edhe aktivizimi i Gilman Likës

Do të luajnë apo jo Ilion e Gilman Lika dhe a do të ketë ndryshime në mbrojtje. Gjithçka është për t’u zbuluar në fushë. Tirana e fundit e këtij sezoni do të përballet me Skënderbeun, në një finale për lavdinë e humbur në kampionat. Bardheblutë luajnë ndeshjen e madhe pas rrëzimit në fund. Mirel Josa ka vendosur tashmë me cilët do të luajë në fushë, por ka ende ka dyshime. Së pari, portieri Ilion Lika nuk u stërvit dje për një problem shëndetësor dhe nuk dihet a do t’ia dalë për sot.

Veterani i portës bardheblu mund të sakrifikojë, duke parë rëndësinë e takimit, por do të vendoset para fillimit të ndeshjes. Lëvizje mund të ketë në mesfushë, ku Gilman Lika ka gjasa të luajë nga minuta e parë, në krah ose në qendër të mesfushës, ndërsa në repartet e tjera gjërat nuk do të lëvizin. Ka edhe një version të dytë, ku në mbrojtje në qendër do të luajë Hoxhallari në vend të Turtullit dhe Kërçiku majtas. Po kështu, Gilman Lika mund të pozicionohet djathtas, ndërsa pjesa tjetër të jetë e pa ndryshuar. Zakonisht Josa ka qenë i hapur për formacionin, por që prej takimit me Vllazninë, Tirana është blinduar në “Selman Stërmasi” dhe askush nuk del flet apo media lejohet të futet për të parë stërvitjen.

Formacioni i Tiranës

I.Lika

Doka Teqja Turtulli Hoxhallari

Akua

Daja(G.Lika) Karabeci

Taku Ede Mervejl

Formacioni i dytë

Formacioni i Tiranës

I.Lika

Doka Teqja Hoxhallari Kërçiku

Akua

Daja Karabeci

Taku(G.Lika) Ede Mervejl

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online