Tirana kthehet në shtëpinë e dytë/ Jo vetëm e Kombëtares, “Air Albania” hap dyert edhe për Superioren

Pas ndeshjeve të Kombëtares sonë është koha që futbolli në Shqipëri të rikthehet në normalitet. Stadiumi “Air Albania” do të shfrytëzohet nga klubi kryeqytetas, Tirana e cila do të pres në shtëpi Apoloninë. Kjo sfidë do të luhet ditën e dielë, por me të vetmin ndryshim që orari do të shtyhet nga ora 13:00 në orën 16:00.

Edhe pse tashmë ndodhen 7 pikë larg Vllaznisë së vendit të parë, Tirana nuk e ka humbur shpresën për titullin kampion. Gjithashtu skuadrat e tjera në krye nuk janë duke treguar vijmësi në rezultate, çka e bën më të bukur luftën për kreun e klasifikimit. Në letër duket një ndeshje e lehtë për kampionët në fuqi, por Apolonia ka treguar që është një ekip që bën surprizën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *