Miti i të voglave dhe rezultatet jashtë logjikës të Kombëtareve/ Nga “të mbaruarit” e Kazakistanit te barazimi i Turqisë me vendin e 129

Kur Anglia do të fitonte në shifrat 5-0 ndaj San Marinos, Gary Lineker hodhi një tezë që nëse do të diskutohet sërish tani, vetëm pak ditë më pas, cilësohet si e palogjikshme. “Nuk ka vlerë që të luhet kështu. Këto Kombëtare të vogëla duhet të kalojnë një tjetër turne për të mbërritur në kualifikuese”.

Por le të shohim pak se çfarë surprizash kanë ardhur në këtë periudhë të shkurtër. Turqia arriti të mundte Hollandën dhe Norvegjinë, por teksa po kryesonte në shifrat 3-1 ndaj Letonisë, rezultati do të barazohej në 3-3 dhe kjo Kombëtare renditet në vendin e 129. Për të vazhduar më tej, Luksemburgu i vendit të 98 arriti që të fitonte në transfertën e Irlandës me shifrat 1-1.  Ndërkohë Malta, një tjetër kundërshtar modest barazoi me gola në shifrat 2-2 kundër Sllovakisë që ka një grup cilësor lojtarësh. Nga krahu tjetër Gjeorgjia që renditet e 89 në FIFA, e bëri Spanjën të vuajë deri në fund pasi u fitua në shifrat 1-2 vetëm në kohën shtesë, ndërsa menjëherë më pas do të barazonte në transfertën me Greqinë.

Sigurisht që nuk kemi përmendur ende “fundin e botës”, ashtu siç u cilësua fitorja e Maqedonisë në shifrat 1-2 kundër Gjermanisë. Por më pak surprizuese nuk është Armenia e 99 në FIFA, që ka marrë 9 pikë në 3 ndeshjet e para dhe gjendet në grupin e Gjermanisë duke kryesuar. E këtu duhet të sjellim në rikujtesë edhe kundërshtarin e Ligës së Kombeve për Shqipërinë, Kazakistanin. Këtë skuadër e kemi cilësuar “si të mbaruar”, por arritën që të barazonin në transfertë ndaj Ukrainës së Shevcenkos dhe kjo e fundit vetëm pak ditë më parë kishte marrë barazim ndaj Francës. A po i thyen futbolli i sotëm mitet e të vogëlave? Një gjë është e sigurt, fitorja nuk arrihet vetëm me fanellë dhe emër, në fushë duhet të djersistet shumë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online