Tirana, kapiteni i Ugandës konfirmohet për sezonin tjetër

21 ndeshje, 1 gol, personalitet në mesfushë dhe shumë përvojë; më shumë se 65 ndeshje me kombëtaren e Ugandës, dhe kapiten i saj. Tirana nuk ka asnjë dyshim. Kontrata e Toni Mauexhes kishte një opsion rishikimi pas vitit të parë dhe drejtuesit janë kaq të kënaqur me 27-vjeçarin, sa nuk kanë hezituar ta konfirmojnë dhe për dy vite të ardhshme. Lojtari u afrua verën e shkuar dhe menjëherë la përshtypje shumë të mira. Karakter i fortë dhe një me grupin.

Kush është mesfushori që së bashku me kapitenin Karabeci kanë krijuar një dyshe simpatike që me shuëm gjasa do udhëheqin në këtë repart Tiranën në kategorinë Superiore?

Mauexhe në 10 vitet e fundit ka luajtur në Islandë dhe Norvegji, aty ku ka qenë titullar në skuadrat ku ka milituar. Fakti që ishte lojtar i Tiranës në sezonin e fundit nuk e pengoi të ishte dhe pjesë e kombëtares. Uganda nuk siguroi dot kualifikimin për në Botëror, ndërkohë që Maveje ka 5 ndeshje me galenë e përfaqësueses.

Fillimisht Ze Maria, më pas Hoxhallari dhe tani Mauexhe. Ilion Lika, Turtulli, Doka, Karabeci, Daja, Sentamu dhe Ngo ishin nën kontratë. Nga e hëna Tirana do nisë prezantimet me lojtarët me të cilët po bën tratativa gjatë këtyre ditëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online