“Tirana ka dy muaj pa marrë rrogat“! Xhaferi e sfidon publikisht, përgjigjet Osmani: Jam paguar dhe për vitin tjetër, kemi marrë 100 mijë euro premio

Tefik Osmani ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner“ në “MCN TV“, ku ka folur edhe mbi financat e klubit të Tiranës. Drejtori teknik i bardhebluve ka zbuluar se deri më tani ekipi ka përfituar 100 mijë euro premio. “Di të them që deri në javën e 25 qe jemi, Tirana ka marrë 100 mijë euro premio. Po të ishim në krizë…”, ka thënë Tefik Osmani.

Por nuk do të mungonte as një replikë e presidentit të Vllaznisë, Alban Xhaferit. Moderatori i emisionit, Gerti Çarçani përcjell mesazhin e numrit një të klubit shkodran, i cili bën me dije se edhe Tirana, njësoj si Vllaznia, ka dy muaj pa shpërndarë pagat.

“Për të qenë më korrekt, thuaji: ‘Nëse nuk është e vërtetë kjo që them unë pranoje publikisht. Edhe Tirana ka 2 muaj pa marrë pagat’”, ishte replica e ardhur nga Alban Xhaferi, e cila ka marrë më pas edhe përgjigjen e drejtorit teknik të bardhebluve.

“Unë jam paguar edhe për vitin tjetër. I kam marrë pagat. Po, unë, publikisht presidentit të Vllaznisë. Unë kam marrë apartament. Unë po i jap përgjigje. Presidenti i Vllaznisë foli vetë. Thashë që nuk ka krizë, deri në javën e 25 kemi marrë 100 mijë euro premio. Për pagat do dali njeri tjetër do flasi. Unë jam për sportin”, ka thënë Tefik Osmani./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online