Në përgjithësi turet e parë në kupat e Europës kalojnë pa ndonjë interesim të madh mediatik, aq sa shpesh ndeshjet mbeten pa transmetuar në transfertë dhe me zor u gjendet blerësi edhe për ndeshjet në Shqipëri.
Megjithatë, Tirana të paktën mund të ngushëllohet me faktin e shorti tepër i vështirë në Europa League ka bërë që të arkëtojë jo pak nga e drejta televizive.
Ndeshja e nesërme (17.00) kundër Makabit do të transmetohet në Shqipëri dhe Izrael. Në Shqipëri të drejtën e transmetimit e ka fituar ekskluzivisht RTSH, që ka paguar disa mijëra euro, ndërsa nga Izraeli oferta ka qenë 11 mijë euro.
Pra, mijëra euro të arkëtuara për transmetimin e një ndeshjeje në turin e parë, në fillim të korrikut. Aspak keq, administrimi i të ardhurave fillon kështu.