Tirana i merr lojtarët, Gor Mahia padit Tiranën në FIFA

Bardheblutë e Tiranës kërkojnë tre lojtarë të tjerë afrikanë. Bëhet fjalë për Medi Kagere, Oliver Maloba, Musa Muhamed

Gor Mahia FC ka denoncuar në FIFA klubin Tirana. Me një letër zyrtare klubi kenian i ka shkruar FIFA-s që të ndalojë klubin shqiptar të bëjë manovra në mënyrë ilegale me lojtarët që janë nën kontratë. Lajmi konfirmohet nga klubi kenian, që akuzon bardheblutë, të cilët sipas tyre kanë bërë tratativa të fshehta jashtë rregullave me Kenet Muguna, Godfri Ualusimbi. Por problemi sipas klubit kenian është më i madh. Klubi është përballur me kërkesat e lojtarëve dhe largimet e mundshme të Medi Kagere, Oliver Maloba, Musa Mohamed, këta janë tre shënjestrat e tjera të Tiranës.

Ndërkaq, zyrtari i Gor Mahias Judit Njangi ka drejtuar një formë lutje ndaj mesfushorit Kenet Muguna që ai të qëndrojë në klubin e Gor Mahias. Edhe pse keniani ka deklaruar zyrtarisht që ai kërkon të ikë, duke i drejtuar një letër klubit situata është komplikuar edhe më shumë. Madje Judit Njangi ka turpëruar bardheblutë, teksa i ka kujtuar skuadrës shqiptare borxhet dhe mospagimin e lojtarëve. “Nëse Muguna kërkon të largohet ai duhet të kuptojë se Tirana njihet si një skuadër që nuk i trajton mirë lojtarët financiarisht. Konficendialisht mund të them se Gor Mahia është në situatë më të mirë se Tirana. Unë i kërkoj Mugunas që të qëndrojë dhe të punojë fort, pasi me talentin që ka, mund të kalojë në një skuadër më të mirë. Nëse ai e ka mendjen tek largimi do të shpërqendrohet dhe ne nuk mund të gjejmë një skuadër të mirë për të”, është shprehur Njangi të premten.

Ze Maria kontakton me tre lojtarë të Gor Mahias

Ualusimbi dhe Tujisenzhe janë arkivuar, por bardheblutë e Tiranës kërkojnë tre lojtarë të tjerë afrikanë. Bëhet fjalë për Medi Kagere, Oliver Maloba, Musa Muhamed, të tre lojtarë të Gor Mahias Ky është lajmi më  i fundit që vjen nga Kenia. Medi Kagere është një sulmues i skuadrës Gor Mahia dhe një njohje e vjetër e Tiranës. Ai ka qenë në vitin 2014 me bardheblutë dhe ka dështuar me sukses, duke u larguar nga skuadra. Është 30 vjeç dhe luajti 16 ndeshje, duke shënuar vetëm një gol, madje Tirana për të pagoi edhe 10 mijë dollarë. Lojtari i dytë është Oliver Maloba. Është vetëm 17 vjeç dhe luan në mesfushë. Mendohet se është e ardhmja e Gor Mahias. Musa Muhamed është mbrojtës dhe është 26 vjeç për gjithë kohën ka luajtur me Gor Mahian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *