“Më vjen keq për mënyrën si i pësuam golat”, Shehi e sheh të sukseshme fazën e parë: Kemi qenë superiorë

Tirana ka marrë sot humbjen e parë në kampionat. Faza e parë përfundon me një disfatë në “Loro Boriçi”, aty ku Kukësi bëhet i pari ekip që shijon tre pikët kundër bardhebluve. Verilindorët gjejnë golin në minutën e 50 të takimit, ndërsa në minutën e 80 ishte Seferi ai që u kundërpërgjigj nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë ndeshja nuk kishte mbaruar ende për Kukësin. Një supergol i Bashës në minutat e fundit të kohës së rregullt vlen tre pikë për verilindorët dhe i mohon arratinë në krye bardhebluve të Shehit. Pas përfundimit të takimit trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Gol pas goli” në “Supersport”.

Shehi (Tirana): “Ne ishim koshientë dhe e dimë që lodhja ndikonte sot. Pjesa e para ishte më në ekuilibër. Dëmtimi i Behiratçes na vuri para faktet se duhet të ndryshonim. Edhe në pjesën e dytë nuk luajtëm keq. Më vjen keq për mënyrën se si i pësuam golat. Kishim mundësinë të shkonim edhe 1-2. Por ky është futbolli. Ngo është lojtari ynë kryesorë. Ka edhe ditë të mira, ka edhe ditë të këqija. Vuan ende Kovidin dhe mungesat. Nuk ia faturojmë atij fajin. Ne kemi bërë një fazë të parë shumë të mirë. Kemi qenë dominant, kemi qenë superiorë, kemi marrë më shumë pikë. Do të donim që edhe sot të paktën të mos dilnim pa pikë, por u ndëshkuam në fund, sepse ndeshja po shkonte drejt barazimit. Me çfarë po shoh, u bëra që në janar në drejtim të Tiranës dhe nuk është ambient që të vë në trysni. Nga Kupa dolëm edhe për çështje fati. Mos të harrojmë që kemi bërë një fazë të mirë me 20 pikë”.

Longo (Kukësi): “Nuk jam dakord me Kupën. Shënuam dy gola dhe patëm mundësinë të shkonim me shtesa. Nuk e di pse i anullua një gol. Sot ishte ndryshe. Po luanim kundër Tiranës, e cila për mendimin tim është jashtë kategorie. Ishte një ndeshje e veçantë. Por duke filluar nga nesër do të shohim për ndeshjen me Egnatian. Sa herë që futemi në fushë, kundërshtari na pret. Edhe Tirana na priti sot. Por kundër tyre është shumë e vështirë të krijosh mundësi, janë më të mirët në Shqipëri. Jam i kënaqur me Domin dhe Gavazajn. E kam kuptuar këtë qendrim të ekipeve shqiptare dhe sot menduam të ndryshonim strategji.

E thonë faktet për Tiranën, kanë 25 kampionate, kanë impakt kudo, janë më të organizuarit. Ne bëjmë më të mirën në çdo ndeshje, por të krahasohemi ne me Tiranën nuk besoj se është me vend. Pas Teutës kishte probleme. Ishte momenti për të bërë gjërat të qarta. Gjici më tregoi besim mua dhe skuadrës për këtë projekt. Kam lojtarë fantastikë, por kam edhe një staf të tillë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online