Tirana e nis ndaj Ilirisë, Vllaznia B debuton në Rrogozhinë

0

Është hedhur sot në selinë e Federatës Shqiptare të Futbollit shorti për Kategorinë e Parë 2017/18.

Të gjitha klubet kanë arritur të përfundojnë procesin e licencimit, ndaj tashmë është gjithçka gati. Tirana do ta nisë me ndeshje shtëpiake, kundër Ilirisë së Fushë-Krujës.

Besëlidhja do të presë Tërbunin në grupin tjetër, ndërsa Kastrioti do të presë Burrelin.

Debutim historik në Të Parën për Vllazninë B, që do të vizitojë një tjetër debutuese të këtij sezoni, Egnatian në Rrogozhinë.

Kategoria e Parë do të startojë në mesin e muajit shtator. Ashtu si sezonin e shkuar, do të luhet zakonisht të shtunave, por do të ketë shpërndarje ndeshjesh edhe në ditë të tjera, për transmetim televiziv.

KATEGORIA E PARË

GRUPI A – JAVA 1

Egnatia – Vllaznia B

Besëlidhja – Tërbuni

Besa – Dinamo

Erzeni – Korabi

Kastrioti – Burreli

GRUPI B – JAVA 1

Shkumbini – Bylis

Tirana – Iliria

Tomori – Pogradeci

Apolonia – Shënkolli

Turbina – Naftëtari

GRUPI A

GRUPI B

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.