4 lojtarë nën akuzë, Juventusi gjen fajtorët e humbjes

 

Humbja në finalen e Superkupës, ndaj Lacios, ka nxehur drejtuesit e klubit, të cilët i kanë dërguar një sinjal të qartë skuadrës

Humbja në Superkupë i ka dërguar një sinjal të qartë alarmi Juventusit. Përgatitja atletike është dukur sërish në fazë përpunimi, por ajo që ka shqetësuar kryesisht klubin ka qenë sjellja e disa lojtarëve. Pra, përqasja në finale e disa emrave që duhet të bënin diferencën nuk i ka pëlqyer drejtuesve. Mungesa e konkretizimit dhe vendosmërisë, lehtësia me të cilën disa lojtarë kanë përballuar impenjimin e parë zyrtar si edhe bindja e pakët dhe mungesa e agresivitetit, pavarësisht se në lojë ishte një trofe, kanë mërzitur klubin që, tashmë, ka vendosur menjëherë nën akuzë Juventusin e zbritur në fushë në “Olimpico”.

ASNJË i PANDEHUR – Nuk ka të mirë dhe të këqinj në shtëpinë e Juventusit pas humbjes së të dielës. Përgjegjësia është ndarë në mënyrë të barabartë ndërmjet të gjithë komponentëve të skuadrës. Klubi ka shpresuar që humbja ndaj Totenhamit të mjaftonte për të rizgjuar krenarinë bardhezi, por Lacio ka treguar se kjo nuk ka ndodhur. Klubi, pra, ka dashur  të lëshojë ndonjë sinjal për ata që janë dukur më pak  në formë në atë ndeshje. Asnjë proces, askush nuk do të gjykojë askënd për paraqitjen e individëve. Jemi ende në gusht dhe Juve ka përgatitur sezonin për të qenë e gatshme në muajt më të nxehtë të vitit futbollistik. Megjithatë, ndonjëri nga ata te të cilët mund të vihet gishti, nuk mund të mungojnë.

KUADRADO – Mesfushori kolumbian duhet të vuante më pak nga përgatitja, parë fizikun e tij, por të dielën ai ka humbur shumë topa dhe nuk ka arritur për asnjë moment që të driblojë askënd. Një paraqitje ajo e tij që sigurisht e vendos nën akuzë lojtarin.

PJANIÇ – Mesfushori boshnjak ka qenë totalisht pa ide, konfuz dhe shpesh i tmerruar nga kundërshtarët që i kanë “vjedhur” dhjetëra topa të rëndësishëm. Pjaniç arriti deri atje sa të mos njihej në krahasim me atë që ai ka treguar në pranverën e shkuar. Dhe sigurisht që diçka e tillë nuk i ka pëlqyer drejtuesve, por edhe vetë Alegrit.

KEDIRA – Kedira nuk është sigurisht në top formën e tij dhe në gjendjen më të mirë atletike, por mënyra, përmes së cilës ai nuk reagon sa herë që humbet topin, sigurisht që ia ka ngritur nervat jo pak Alegrit. Gjermani është shumë i mirë për pozicionin e tij, por  askush nuk është “skllavi” i tij që të ndjekë topin kur ai e humbet, këtë duhet ta bëjë vetë.

HIGUAIN – Dhe,  në fund, është gjithnjë ai. Gonzalo Higuain. Problemi, ashtu si edhe në finalen e Championsit, është lëvizshmëria e pakët e “bomberit”. Ai nuk di të zbulohet nga markimi dhe lehtësisht i lexueshëm  në lëvizjet e tij. Edhe ai ka nevojë për kohë, por edhe ai mund të jepte më shumë në mbrëmjen e “mallkuar” të “Olimpico”-s.  Një goditje e vetme në portë për 90 mln euro në 90’, është shumë pak.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online