“Tirana e ka të përballueshme”! Redi Jupi sheh edhe eliminimin e Young Boys: Nuk është t’i biesh murit me kokë…

Tirana do të përballet kundër Young Boysit në takimin e vlefshëm për “Play-Off” të “Europa League”. Vetëm 90 minuta i ndajnë bardheblutë nga mbërritja në suksesin e madh dhe përsëritja e hapave të Skënderbeut. Ndërkohë i ftuar në “Procesi Sportiv”, Redi Jupi është shprehur se kampionët e Superiores ka shanse reale për të kaluar më tej. Duke vendosur theksin se Young Boys është një kundërshtar i përballueshëm, nuk e ka barazuar këtë rival me Granadan dhe Wolfsburgun.

“Shanset janë të mëdha për të kaluar. Young Boysin e kam parë kundër Skënderbeut dhe atëherë kishte një ekip shumë të mirë. Por pavarësisht se Young Boysi fitoi, Skënderbeu e ka dominuar. Vërtet që Tirana nuk është Skënderbeu, pasi i duhet shumë që të punojë për të mbërritur deri në atë pikë të suksesit të korçarëve, por nga ana tjetër edhe Young Boysi ka rënie, nuk ka nivelin e dikurshëm. Të gjitha gjasat tregojnë se është e përballueshme kjo si sfidë dhe ka shanse për të kaluar më tej. Nuk është si kundërshtari i Teutës apo i Kukësit, pra nuk është që t’i biesh murit me kokë”, ka htënë Jupi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online